BRUKSEL- Pas atentateve në Bruksel, një në dy belgë kërkon mbylljen e kufijve për refugjatët për të mënjanuar sulme të tjera terroriste, sipas një sondazhi të publikuar nga e përditshmja e njohur “Le Soir” dhe të kryer nga fondacioni ”Kjo nuk është një krizë”.

Sërish, një në dy belgë mendon se shenja e barazimit mes një refugjati, një myslimani dhe një terroristi përbënë për ta një paqartësi.

Megjithatë, mbi 50 për qind e të pyeturve mendon se mbyllja e kufijve për migrantët nuk do të shërbente për asgjë, pasi edhe belgët, sipas tyre, ”kryejnë shumë shpesh atentate”.

Sociologu dhe përgjegjësi shkencor për këtë sondazh, Benoit Scheuer, thotë se këto përfundime tregojnë ”për një shoqëri të superfragmentuar” dhe të ndarë në dy pole.

“Një pol i popullsisë që kërkon shoqëri të hapur dhe një pol tjetër që mbështet shoqërinë e mbyllur me më shumë mure, kontrolle dhe autoritet”, thekson Scheuer.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: