GREQI

Një Sondazh i Pulse për televizionin grek Skai ka treguar se 6 në 10 grekë janë të lumtur ose kanë një qasje pozitive ndaj zgjedhjes së Presidentes së parë grua në Greqi, Katerina Sakellaropoulou.

Më optimistët ishin përkrahësit e Nea Demokracia, partia e cila dhe e propozoi si Presidente me 38% kurse në vend të dytë çuditërisht vijnë kundërshtarët e tyre, SYRIZA me 25.5%.

Në vend të tretë renditet KINAL, edhe kjo parti e majtë me 6.5%, Partia Komuniste me 5%, partia e së djathtës ekstreme Elliniki Lisi me 3% dhe në fund partia e ish- ministrit Yanis Varoufakis MeRA25 është më pesimistja me 3%.

Katerina Sakellaropoulou do të jetë Presidentja e parë greke grua e cila do të pasojë Prokopis Pavlopoulos. Ajo ka qenë Presidente e Këshillit Shtetëror dhe ka lindur në qytetin e Selanikut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb