TIRANË- Pjesa më e madhe e lexuesve të BalkanWeb mendojnë se Shqipëria është një vend pa të ardhme, ashtu siç edhe e kishte përshkruar një gazetë gjermane. Ky është rezultat i sondazhit të bërë në BalkanWeb, ku kanë marrë pjesë 3006 persona.
Duke iu përgjigjur pyetjes “Ju mendoni se Shqipëria është një vend: Pa të ardhme;
Me të ardhme të bukur apo Nuk e mendoj të ardhmen”, 1899 persona ose 63% e votuesve kanë thënë se Shqipëria është një vend pa të ardhme. 834 persona ose 28% mendojnë se Shqipëria është një vend me të ardhme të bukur dhe 273 ose 9% janë shprehur se nuk e mendojnë të ardhmen.
Gazeta gjermane i kushtoi një artikull Shqipërisë pikërisht me këtë titull, duke përshkruar me detaje jetën dhe problematikat në vend.
(m.k/BalkanWeb)
