TIRANË- Pjesa dërrmuese e lexuesve të BalkanWeb janë pro lirimit të Ismail Morinës, i njohur ndryshe si Ballisti, autori i dronit në Beograd. Morina, u arrestua nga Policia e Tiranës një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, pasi iu gjendën dy armë. 48 orë pas arrestimit Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për të, duke mos marrë parasysh deklaratat e tij se armët i kishte për vetëmbrojtje pasi i kërcënohej jeta.

Por duket se edhe shqiptarët janë për lirimin e Ballistit. Në total kanë qenë 1719 votues që i janë përgjigjur pyetjes “A duhet liruar Ballist Morina?”. Nga ta, 59% i janë përgjigjur “Po”, ndërsa 37% kanë votuar kundër lirimit të tij dhe 5% janë përgjigjur me “Nuk e di”.

Gjatë pritjes madhështore që iu bë sot Kombëtares shqiptare në sheshin “Nënë Tereze” kanë qenë shumta thirrjet për lirimin e Morinës, thirrje që janë bërë edhe nga vetë lojtarët kuqezinj.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb