Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me rastin e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

E ftuar në “Opinion” ajo ka ngritur alarmin në lidhje me atë që e pret motrën e Dumanit dhe ka ngritur dyshimin nëse e reja është punësuar në Ministrinë e Jashtme me qëllim që vëllai i saj të ishte i shantazhueshëm, apo thjeshtë autoritetet tona kanë dështuar në verifikimin e të dhënave të saj dhe të zbulonin lidhjen me Nuredin Dumanin.

“Kam marrë kontakt me vajzën që kishte refuzuar mbrojtjen, që më duke anormale sepse për rastet specifike vajzës mund t’i garantohej edhe mundësia të largohej nga vendi sepse ishte lehtësisht e identifikueshme.

E kam kontaktuar dhe e kam takuar, parë në kontestin moral ajo mund të largohej sepse ka edhe një vëlla tjetër të dënuar ndërsa vëllai i tretë është me status azilanti jashtë.

Vajza më tha që nuk e pranoi mbrojtjen pasi nuk kam besim dhe nuk mund të rri e burgosur. Jam e shkolluar dhe jam shkëputur nga aktiviteti i vëllait.

Ajo ka të drejtë të konkurrojë dhe të punësohet. Jemi në një vend që kemi pasur ministrin e Brendshëm që kishte vëllanë e dënuar dhe nuk dha dorëheqjen.

DSIK duhej ti drejtohej Shërbimit Informativ Kombëtar, gjykatës, prokurorisë, ishte fakt i njohur botërisht që Dumani po dëshmonte.

Ka vend për procedim penal, vajza është e pambrojtur dhe në depresion. Sonte grupet kriminale mund ta marrin peng e ta shantazhojnë, mund edhe ta vrasin. Institucionet e kanë kaluar pa e verifikuar. Janë të përfshirë 12 institucione. Është lënë qëllimisht që Dumani të jetë i shantazhueshëm apo thjeshtë institucionet tona janë të paafta? Imagjinoni sa raste të tilla mund të kemi”, ka deklaruar gazetarja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb