Sophia Bush dhe Grant Hugh janë në prag divorci vetem 13 muaj pas martesës së tyre.

Sipas një raportimi të People, aktorja ishte ajo që bëri kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj të premten.

“Sophia dhe Grant kanë qenë miq për 10 vjet. Ata u lidhën gjatë Covid përmes dashurisë që të dy kishin për punën sociale. Ata vazhdojnë të drejtojnë organizatën e tyre jofitimprurëse dhe mbeten miq të mirë”, thotë një burim pranë çiftit.

Të dy filluan të takoheshin në maj 2020, me fejesën e tyre të shpallur një vit më vonë në gusht 2021.

Më 11 qershor 2022, çifti u martua në Oklahoma. Megjithatë, siç doli, gjërat nuk shkuan ashtu siç prisnin dhe ata vendosën të shkonin në rrugë të ndara 13 muaj më vonë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb