Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Më 8 nëntor 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave te Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ky vendim i haip rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve në vendet e zonës Shengen. Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët e Shqipërisë.

50 të rinj shqiptarë vizituan atë ditë ambientet e Komisionit Europian. Pas Brukselit, 50 të rinjtë dhe ish ministri i Brendshëm, Lulzim Basha udhëtuan edhe drejt Romës, për të prekur akoma më shumë magjinë e lirisë në një vend fqinj që për shkak të vizave për 20 vitet e fundit kishte qenë kaq afër dhe larg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: