Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, uroi Republikën e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Në mesazhin e tij, Rubio theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve për të rritur prosperitetin e të dyja kombeve.

Ai vlerësoi, gjithashtu, mbështetjen e Kosovës ndaj përpjekjeve amerikane për sfidat globale dhe rolin e saj si anëtare themeluese e Bordit të Paqes për Gazën.

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, ne presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet e ardhshme. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë”, shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb