Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të sekretares së Shtetit Madeleine Albright.
Në një reagim në Facebook Meta thekson se Albright do të kujtohet gjithmonë për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës.
Statusi:
Përherë mirënjohës përkushtimit të sinqertë dhe energjik të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright për forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq.
Do ta kujtojmë gjithmonë për rolin dhe kontributin e madh të dhënë për Çlirimin e Kosovës, veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.
