Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi i bëri thirrje Kuvendit që të sjellë në seancë kryeministrin Edi Rama, që të japë llogari për çështjen e inceneratorëve.
Ai tha se sot Ahmetajt i ka dalë rroga e deputetit, teksa ndodhet në arrati.
“S’ka asnjë nevojë për prezencë të Gardës në seancat plenare. Vetëm në një dosje ka dalë gjysma e qeverisë dhe e grupit tuaj parlamentar. Kemi dy orë që diskutojmë për një kërkesë procedurale. Çfarë nevoje ka kryeministri që të fshihet pas Elisës, Oltës, Ogertës, apo ministrave me radhë. Pse duhet të fshihet pas ministrave, pse duhet të fshihet pas kolegëve të tyre. Një pyetje i kemi bërë; ku fshihet zëvendësi i tij. Si ka mundësi? Kemi 3 njerëz në arrati. Sot Ahmetaj ka marrë rrogën. Ai ka marrë rrogën, merr 200 mijë lekë nga arratia. Kemi dy mafiozet në kërkim që marrim 80 mijë euro në ditë. BE e ka kapur Ramën dje në vjedhje, ky i jep mend BE-së se çfarë duhet të bëjë me Kosovën. Të vijë këtu të japë llogari. Të japë llogari për pezullimin e fondeve të bujqësisë. Zonjë ti ki kujdes, bëhet fjalë për periudhën që ke drejtuar AZHBR-së dhe hetimet janë në vijim. Por nuk është përgjegjësia juaj. Pezulloni seancës, thirreni Ramën sepse më kanë thënë që prapë ka shkuar në plazh, boll është nxirë nga horrlliqet.”, tha Bardhi.
(BalkanWeb)