Sot bëhen 100 ditë nga arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, me urdhër të SPAK. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se prej 100 ditësh mbahet në burg, sipas tij padrejtësisht, dhe shton se po pengohet për të ushtruar detyrat e tij si kryetar i zgjedhur 3 herë në Bashkinë e Tiranës.

Veliaj shkruan se paraburgimi i tij nuk përbën vetëm një sulm ndaj tij dhe familjes, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që i janë besuar nga qytetarët e Tiranës.

Reagimin e shpërndarë në Facebook, Veliaj e ka shkruar edhe në gjuhën angleze.

Ai paralajmëron se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin nga qelia.

Postimi në shqip 

Shumë të dashur miq,
Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës.
Vazhdimi i këtij paraburgimi nuk përbën vetëm një sulm ndaj meje dhe familjes sime, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që më janë besuar nga qytetarët e Tiranës. Pavarësisht burgimit mbetem i papërkulur. Çdo ditë që kalon, ma forcon edhe më shumë vendosmërinë. Angazhimi im ndaj Tiranës, ndaj jush, ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes së Shqipërisë mbetet i palëkundur.

Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin tim, në mënyrë që të vazhdoj t’i shërbej qytetit tonë të mrekullueshëm si kryebashkiaku juaj.

Me mall dhe dashuri për secilin prej jush!

Postimi në anglisht

Dear friends,
Today marks the 100th day of my incarceration with no reasonable justification. My arbitrary and unjust detention continues even though I have not been charged with any offense. As a result, I have been prevented from carrying out my responsibilities as the duly elected Mayor of Tirana.
My continued detention is not just an attack on me and my family, but represents an unnecessary and disproportionate interference in the performance of my public duties which the voters of Tirana have entrusted to me. Despite my imprisonment, I remain unbroken. And with each passing day, my resolve is strengthened. My commitment to Tirana, to you, democracy, the rule of law, and Albania’s future remains unwavering.

I will continue to pursue all legal options to secure my release so that I can continue to serve our great city as your mayor.

With gratitude for each one of you!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb