Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi iu është bashkuar urimeve në kuadër të ditës së Çlirimit të Tiranës.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Blushi kujton sakrificën e dëshmorëve për çlirimin e kryeqytetit shqiptar.

URIMI I BLUSHIT
🇦🇱 Gëzuar 17 Nëntorin – Ditën e Çlirimit të Tiranës, kurorëzimin me fitore të luftës fitimtare të djemve e vajzave partizane, dhe mbarë popullit të kryeqytetit, që u bashkua kundër pushtuesve nazifashistë, duke ndërtuar barrikadat për çlirimtarët dhe kthyer shtëpitë, rrugët e lagjet në fortifikata qëndrese dhe heroizmi.
Lavdi gjakut të Dëshmorëve dhe sakrificave të popullit të Tiranës!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb