Sot dhe nesër priten reshje me intensitet të lartë në veri e jug.
Në një njoftim të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet me intensitet të lartë do të përfshijnë Lezhën dhe Shkodrën, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra.
Po ashtu raportohet se në disa qarqe mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve. Sakaq, në zonat urbane mund të shfaqen probleme me përmbytjet.
NJOFTIMI
Sot pasdite (e hënë, dt. 05) dhe nesër (e martë, dt. 06) priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e Enjte dt.08 Janar, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.
Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje me prurje dhe nivele të larta në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt. 05) dhe nesër (e martë, dt. 06) në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shume intensive. Në qarqet Lezhë, Berat dhe Korçë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA
Nesër (e martë, dt. 06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13/ 17 °C
në vendet e ulëta: 12 / 17 °C
në vendet malore: 5 / 11 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt. 05) dhe nesër (e martë, dt. 06) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në veri.
Për më shumë:
