Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin.
Kjo ditë u përcaktua nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të vitit 2007, e cila theksoi nevojën për të rritur ndërgjegjësimin publik për autizmin. Sot, lëvizja globale është zgjeruar përtej ndërgjegjësimit për të promovuar në mënyrë aktive pranimin, vlerësimin dhe përfshirjen, duke njohur kontributet që njerëzit autikë japin në komunitetet e tyre dhe në botën në përgjithësi.
Këtë vit, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, mbahet nën temën “Autizmi dhe njerëzimi – Çdo jetë ka vlerë”, e cila thekson dhe pohon dinjitetin e vlerën e të gjithë njerëzve autikë si pjesë e së ardhmes sonë të përbashkët njerëzore.
“Ashtu si kushdo tjetër, personat autikë duhet të jenë në gjendje të formësojnë jetën e tyre dhe të ndihmojnë në formësimin e së ardhmes sonë të përbashkët”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-se, António Guterres, në mesazhin e tij me rastin e kësaj dite.
Diskutimi i këtij viti shqyrton rolin e neurodiversitetit në formësimin e politikave që përparojnë shëndetin dhe mirëqenien, arsimin cilësor, barazinë gjinore, mundësitë ekonomike, pabarazitë e reduktuara, komunitetet e qëndrueshme dhe institucionet e forta.
