Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve me rastin e festës së 29 Nëntorit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta thekson se Dita e Çlirimit është një nga ngjarjet më të lavdishme në historinë e popullit shqiptar.

REAGIMI I METËS
Gëzuar 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, një nga ngjarjet më të lavdishme në historinë e popullit shqiptar.
Mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata djem dhe vajza të kombit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit.
Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare do të mbetet gjithmonë një frymëzim për të gjithë brezat që duan një Shqipëri të lirë, europiane, të zhvilluar dhe të begatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb