13 shkurti, njihet ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Radios. Dhe në këtë ditë të shënuar për këtë kanal komunikimi, radio RASH-News24, vjen me risi për këtë vit.

Radio News24, një nga radiot më të mira dhe më të vjetra në treg e licencuar në vitin 2000 me ridimensionimin e strukturave, pajisjeve dhe programeve të saj, rimer pozicionin e liderit në audiencën kryeqytetase dhe më gjerë. Me anë të programeve, RASH informon, argëton, frymëzon dhe orienton në kohë reale duke respektuar diversitetin e audiencës.

Në larmishmërinë e saj, Radio News24 si prioritet ka lajmin e fundit duke qenë edhe zëri i tv informativ të parë në vend, News24. Për ata që duan të dëgjojnë muzikë, por edhe të informohen për lajmin e fundit nga vendi dhe bota, gjithçka është më e arritshme përmes platformave.

Ndërkohë, për t’ju mbajtur më shumë pranë vetes, Radio RASH do të ketë edhe notification për lajmet më të rëndësishme apo dhe rubrika të tjera të programacionit. Reportazhe, analiza, intervista, raportime të gazetarëve nga vendi i ngjarjes, bota, arti, kultura, filmi, histori njerëzore, muzikë të bukur, do të keni gjithçka në Radio Rash, në frekuencën 97 FM.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: