Akademike Klara Buda, në një intervistë me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga gazetari Klevin Muka në News24, komentoi votimin në Bruksel për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Buda theksoi se sot është një ditë e shënuar për Kosovën. Ajo shtoi se Prishtina gjithmonë ka respektuar pakicat dhe se anëtarësimi në KiE bën të mundur respektimin e të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës.

Është tepër e rëndësishme që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Europës, pasi organizata kontrollon vendet për respektim të të drejtave të njeriut. Serbia ka qenë gjithmonë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Europës, KiE do të mbronte Kosovën. Kosova ka respektuar gjithmonë pakicat. Shihet se nuk merren sanksione ndaj Serbisë. Kjo është një ditë e shënuar për Kosovën. Kosova mund të ngrejë edhe akuza për gjenocid për Serbinë, mund të ngrejë si çështje, për të mos harruar të kaluarën. Nëse Kosova anëtarësohet në KiE, Prishtina ulet me Beogradin në tryezë si e barabartë”, deklaroi Klara Buda.

(d.xhBalkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb