Kanë nisur homazhet përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja, një nga figurat më të shquara të kulturës dhe mendimit shqiptar.
Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, është hapur edhe Libri i Zisë, ku qytetarët mund të shprehin ngushëllimet dhe respektin e tyre për të ndjerin.
Homazhet dhe nënshkrimi në Librin e Zisë po zhvillohen në hollin e Kuvendi i Republikës së Kosovës, ku pritet pjesëmarrje e gjerë nga qytetarë, personalitete dhe përfaqësues institucionalë.
Ky organizim vjen si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm të Qosjes në gjuhësi, letërsi, kritikë letrare dhe jetën publike shqiptare, duke e renditur atë ndër figurat më të rëndësishme të dijes në hapësirën shqiptare.
Akademiku Rexhep Qosja u nda nga jeta të enjten në moshën 89-vjeçare. Në nderim të tij, në Kosovë është shpallur ditë zie. Sipas familjes, ai u varros po atë ditë në një ceremoni private familjare.
