TIRANË- Është shtyrë sërish seanca për ekstradimin në Itali të Alket Hatiajt i ashtuquajturi “Zoti  i drogës” në Itali.

Sot gjykata duhet të vendoste për ekstradimin e Alket Hatiajt në shtetin fqinj për t’ia lënë në dorë drejtësisë italiane por Gjykata ka kërkuar aktet e dosjes te Krimet e Rënda.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata kërkon dosjet me qëllim që t’i krahasojë me materialet nga Italia. Alket Hatiaj është dënuar nga Apeli në Itali, me 20 vjet burg me akuzën për trafik droge.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: