Ish-kryetari i Bashkisë Shëngjin, kandidat i PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Salvador Kaçaj, në një dalje publike, ka reaguar për uzurpimin e Tv News24 dhe mbylljen e sinjalit.

Kaçaj i bën thirrje trupit diplomatik, ambasadave dhe shoqatave të ndryshme që të veprojnë, të lirohet kjo media, pasi nuk është thjesht një tv, por një kompani mediatike ku janë të punësuar mbi 500 gazetarë që mbajnë familjet e tyre.

“Sot është goditur fjala e lirë. Pas gjithë kësaj që ka bërë kreu i organizatës Ramaduro, ku janë ambasadorët, ku është Gonzato, që na preket shumë për të drejtat e njeriut, të drejtat e medias? I bëj thirrje atij, sepse ka 20 mijë euro rrogën…Kemi vuajtur 50 vjet me Enver Hoxhën, ky është i biri, kreu i organizatës më keq se Enver Hoxha.

Kështu që i bëj thirrje trupit diplomatik dhe ambasadave që të veprojnë, të lirohet kjo media. Në Focus Group janë të punësuar 500 gazetarë, ku do të shkojnë 1 mijë familje, U bëj thirrje të gjitha organizatave të ndalojnë këtë njeri të marrë. Marrëzia e tij nuk ka fund” – u shpreh Salvador Kaçaj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb