Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një takim me simpatizantë e qytetarë në Lezhë bëri thirrje për të marrë pjesë në protestën që kjo forcë politike do të organizojë më 31 janar.

Lapaj tha se dikur në bulevard për 700 mijë euro u dogj Tirana dhe u vranë 4 njerëz.

“Sot, vetëm në një mesazh, vidhen 53 milionë euro. Kërkoj nga ju, të çohemi në këmbë përballë kësaj barbarie që po ndodh, përballë atyre që po na vrasin shpresën përfundimisht”, tha Lapaj.

Sipas tij, nuk është e lehtë kjo që po bëjmë, por është domosdoshmëri.

“Të përballemi me ta është nevojë, nuk është zgjedhje më.

Shkollat po ngelen pa nxënës. Këtu familjet po ngelen pa fëmijë, fushat po ngelen të papunuara. Shqipëria nuk është thjesht resortet e 5 vetave. Të gjithë e dimë që këta vjedhin.”, theksoi Adriatik Lapaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb