TIRANE- Gjate ditës së mërkurë, 13 janar 2016, moti mbi vendin tone parashikohet te jete me vranësira mesatare deri të dendura me lartësi të bazës të vranësirave 500-1000 metër.

Reshjet parashikohet te jene të vazhdueshme me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike kryesisht në perëndim.

Pritet të këtë reshje dëbore në zonën verilindje-juglindje. Shikimi i reduktuar për shkak të reshjeve 1-10km. Era do te jete me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi 1-10m/sek, më e theksuar në pjesën e parë të ditës. Valëzimi i forcës 2-4 më i theksuar në pjesën e parë të ditës me lartësi vale 1.0-3.0m.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: