Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka thirrur seancë shënjuese me të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”.

Siç bëhet e ditur në njoftim, seanca do të nisë në orën 11:00.

Në fillim të seancës do të deklarohet Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, pastaj Tinka Kurti, kryetare e Grupit të Grave Deputete.

Po ashtu fjalime do të mbajnë edhe Albana Gashi nga LVV, Flora Brovina nga PDK, Besa Gaxherri nga LDK, Teuta Haxhiu nga AAK dhe Myfera Sërbica-Shinik nga Grupi Multietnik.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb