Sot në Kosovë fillon viti i ri shkollor 2025/26.
Nxënësit e të gjitha nivele shkollore, në të gjithë vendin do t’i rikthehen objekteve arsimore që nga dita e sotme. Qytetarët e Kosovës kanë bërë përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor, teksa ka nisur subvencionimi i materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se kanë filluar pagesat e para ku janë ekzekutuar 9.634.000,00 euro për 120.425 aplikues.
Sipas MAShTI-t, janë pranuar gjithsej 183.226 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.
MASHTI ka njoftuar se procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve, në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet pa tekste shkollore dhe materiale mësimore për vitin shkollor në vijim.
