Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me strukturat në Njësinë 5 të Kryeqytetit.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta bën me dije se ka nisur puna konkrete për organizimin e Partisë së Lirisë, në zbatim edhe të detyrave të caktuara në Konventën e Tiranës.

Postimi i plotë:

Me shtabin e Njësisë Nr.5 të kryeqytetit, ku jam i deleguar, nisëm sot nga puna konkrete për organizimin e Partisë së Lirisë, në zbatim edhe të detyrave të caktuara në Konventën e Tiranës.
Kur vizioni politik është i qartë, vendimtare për ta fituar betejën mbetet organizimi.
Jam i bindur se me përkushtim të përditshëm në terren së bashku më të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë do të bëjmë ndryshimin e fortë në lidhje me qytetarët dhe mbrojtjen e interesave të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb