Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka paralajmëruar se PD do të bëjë një kallëzim penal nga kryetarit të Kuvendit Niko Pelehsi, të cilin e quajti ushtar i zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Bardhi u shpreh se për shkak të mungesës së thirrjes së Këshillit të Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Belinda Ballukut, Paleshi është në kushtet e shpërdorimit të detyrës.

“Pengimi i drejtësisë dhe mbrojtja e korrupsionit ka një kosto për xhepat e qytetarëve. Çdo ditë që kalon, ju vidhen nga xhepi para nga qeveria, Rama, Balluku, dhe Ballukët e tjerë në qeverinë e Ramës. Me përgjegjshmëri të plotë ne do të vijojmë të këmbëngulim për shqyrtimin pa vonesa të kërkesës së SPAKA. Sot përfundoi edhe afati 3 javë që iu dha Ballukut. Duke nisur nga nesër, çdo sekondë vonesë nënkupto shpërdorim Detyre nga Peleshi pra kryerjen e një vepre penale.
Pa asnjë diskutim ne do të përgatisim edhe një kallëzim penal ndaj Paleshit. Kushtetuta lejon që në rastet e flagrancës SPAK të veprojë edhe pa autorizim të Kuvendit dhe Kuvendi duhet të shprehet brenda 24 orëve nëse do të vijojë masa e arrestit apo jo. Prokuroria ka thënë që në vijim te hetimeve ka konstatuar që Balluku është duke intimiduar dëshmitarët dhe të prishë provat, por nuk e di nëse këto prova janë të mjaftueshme për të urdhëruar arrestimin e saj. Këtë e thotë Prokuroria”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb