Presidenti Ilir Meta ka uruar sot 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë. Në Facebook Presidenti Meta ka postuar një video ku duket teksa vrapon, ndërsa më pas ndalet dhe me dy gishtat e ngritur lart thotë: “Gëzuar 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, lavdi rinisë studentore”.

Postimi i plotë:

Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! Lavdi Rinisë Studentore! ✌️??

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb