Sot zhvillohet protesta e katërt e opozitës, e cila përkon me 35-vjetorin e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Tubimi i opozitës është lajmëruar të mbahet në orën 18:00, para Kryeministrisë.
Berisha ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, por nuk ka nxjerrë detaje nga kjo protestë.
Të gjithë anëtarët që janë zgjedhur do të flasin në podium dhe në fund do të jetë Sali Berisha ai që do e mbyllë fjalimin.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është bllokuar që orët e para të mëngjesit për qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë, në godinën e qeverisë janë fortifikuar tre hyrjet kryesore. Midis bulevardit dhe godinës së qeverisë pritet të vendoset një gardh metalik, i cili do të ketë edhe një kordon të punonjësve të policisë.
Edhe ardhja e deputetëve të PD dhe e Sali Berishës do të jetë e njëjtë, i cili do të niset në këmbë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
