Në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Berat, kryeministri Edi Rama u shpreh se falë punës së kësaj force politike, qyteti i Beratit ka pësuar transformim të ndjeshëm.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës ka qenë pjesë e programit të Partisë Socialiste dhe se qeveria socialiste ka zgjeruar ndjeshëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në vend.
“Nuk mund të rri dot pa u ndalur te tema e ditës, e natyrës. Parku Kombëtar i Vjosës ka qenë pjesë e planit të PS. Nuk e kanë vënë nën mbrojtje ata që duan ta mbrojnë nga ne, e kemi vënë ne. Shqipërinë me 25% të territorit të mbrojtur, nga shumë herë më pak se sa e gjetëm, e kemi vizatuar ne, PS. Të flasësh për zonat e mbrojtura, për peizazhet e mbrojtura në tërësi, dhe ti kthehesh PS, përfshi dhe mua, duke i parë si rreziku, ky është kulmi! Është një kulm që mund ta arrijë verbëria, e kombinuar me manipulimin. Kanjë protestës në Tiranë ku protestohet për të mbrojtur natyrën. Po kush e ka cënuar natyrën? Kush e vuri në rrezik biodiversitetin? U hoq nga zonë e mbrojtur Zvërneci? Po kush e hoqi? Çfarë zonë e mbrojtur ka qenë? Ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5. Protestohet për çfarë? Debati real sot nuk është a do mbrohet apo jo diveristeti, pasi kjo është pjesë e pandashme e punës sonë përballë çdo diversiteti.”, tha ai.
