Këtë të premte, do të zhvillohet seanca e parë për çështjen ndaj ish-presidentit të Republikës Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi nga GJKKO ka deklaruar për mediat, se seanca duhet të jetë publike dhe e hapur për të gjithë ata që janë të interesuar.
“Janë mbi 1 mijë qytetarë që duan të ndjekin në sallën e gjyqit procesin ndaj Metës. Gjykata të garantojë zbatimin e ligjit. Nëse nuk ka ambient në gjykatë, zgjidhja është të garantohet transmetimi live”, ka thënë ai.
