Në një deklaratë për mediat pas paraqitjes në SPAK, në lidhje me seancën që zhvillohet në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”,Berisha tha se prezenca ose mungesa e tij në sallën e gjyqit nuk vendoset prej tij, por nga avokatët që ndjekin çështjen.

“Paraqitja ose mosparaqitja ime caktohet nga avokatët. Kjo është një seancë ku do të paraqiten pretendimet e mbrojtjes,” deklaroi Berisha.

Berisha theksoi se është i gatshëm të paraqitet në çdo seancë “në përputhje me këshillën e avokatëve”, duke lënë të kuptohet se nuk do të shmangë procesin, por do ta ndjekë në mënyrë të koordinuar me mbrojtjen ligjore.

Sali Berisha: Paraqitja ose mos paraqitje ime caktohet nga avokatët. Kjo është një seancë ku do të paraqiten pretendimet nga avokatët. Kemi të bëjmë me gjykatës që në mënyrë anti kushtetuese, në kundërshtim më Kartën Europian të të Drejtave të Njeriut janë nën kontrollin e një delinkuenti të quajtur Altin Troplini. Ky është një problem në themel i drejtësisë shqiptare. Jam i gatshëm të paraqitem sipas këshillës së avokatëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb