Ashtu siç ishte parashikuar, mbahet sot seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti, si edhe ish-gruan e tij, Monika Kryemadhin.

Në nisje të seancës, Monika Kryemadhi u pa teksa hynte në ambientet e GJKKO-së, duke buzëqeshur drejt mediave, por pa dhënë asnjë deklaratë.

Nga ana tjetër, avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani, iu drejtua shkurt gazetarëve duke thënë: “Shihem pas seancës.”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: