Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar një tjetër informacion në lidhje me hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.
Lala tha se gjatë kësaj të hëne, është kontrolluar telefoni i bashkëshortit të vartëses së Ballukut, edhe pse ai nuk ka lidhje direkt me ministren e Energjisë.
“Sot ka patur një kontroll nga SPAK po për rastin e zonjës Balluku, është kontrolluar bashkëshorti i një prej vartëseve të ministres. Sepse dyshohet se ajo mund të ketë përdorur celulari i tij”, tha Lala duke shtuar se ndryshe nga e shkuara, është rasti i parë që nuk është përfshirë policia e shtetit, për të shmangur rrjedhjen e informacioneve.
“E shoh përballjen e Ballukut shumë të gjatë dhe mendoj se nuk do të jetë e thjeshtë. E shoh të nesërmen në pamundësi të jetë në pozicionet e saj, e shoh se do të shkojë drejt një largimi të mundshëm”, tha gazetarja Klodiana Lala.
Klodiana Lala: Kam vënë një bast, kur kryeministri i ka dhënë shumë detyra unë mendova se do ta rrëzojë. Kjo është mënyra se si ka ngritur bashkëpunëtorët më të ngushtë.
Mënyra si foli tek DW, foli dhe pse jo qartë e prerë, u duk se u distancua prej saj.
Sot ka patur një kontroll nga SPAK po për rastin e zonjës Balluku, është kontrolluar bashkëshorti i një prej vartëseve të ministres. Sepse dyshohet se ajo mund të ketë përdorur celulari i tij.
Ky është rasti i parë që nuk është përfshirë policia e shtetit, për të shmangur rrjedhjen e informacioneve. E shoh përballjen e Ballukut shumë të gjatë dhe mendoj se nuk do të jetë e thjeshtë. E shoh të nesërmen në pamundësi të jetë në pozicionet e saj, e shoh se do të shkojë drejt një largimi të mundshëm.
