Marklen Haka, anëtari i bandës së Niklës që u plagos me një plumb në fytyrë ditën e sotme nuk është një emër i panjohur për drejtësinë dhe forcat e rendit.

Përveçse i ka shpëtuar një atentati me armë në vitin 2019 përpara shtëpisë së tij, Haka rezulton edhe i arrestuar më 7 janar të këtij viti. Në një prej operacioneve të forcave RENEA, që u shtri në të gjithë Shqipërinë, anëtari i bandës së Niklës u ndalua pranë zonës ku ai banonte.
Sipas policisë, 31-vjeçari së bashku me dy persona të tjerë është arrestuar, pasi mbi të rëndojnë disa akuza, si prodhimi i narkotikëve dhe armëmbajtja pa leje.

“Në Nikël u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, shtetasit Z. H., 22 vjeç, G. H., 23 vjeç dhe M. H., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje”, njoftonin asokohe forcat e rendit.

Përveç këtij arrestimi në dosjen e Marklen Hakës rezulton dhe një ndalim i realizuar nga uniformat blu më 19 shkurt të vitit 2021. Në atë kohë, personazhit në fjalë dhe 3 personave të tjerë u janë gjetur në posedim armë, stema policie dhe mijëra euro.

Për më tepër nё zonёn pranё “Xhamllikut”, Marklen Haka dhe 3 tё rinjtё teksa kanё qenё duke udhёtuar me njё mjet “Volswagen”, janё ndaluar nga njё patrullё e forcave “Shqiponja”, por nuk i janё bindur urdhёrit tё policёve dhe janё konfrontuar fizikisht me ta, duke u ndarё nё 2 grupe.

Gjatё kontrollit nё mjetin ku ndodhej dhe Haka, policia sekuestroi sasi të konsiderueshme të hollash në euro dhe lekë, celularë dhe gërshërë, të cilat u përdoren për prerjen e lëndës narkotike Canabis Sativa si dhe 1 portofol me stemën e policisë.

Hakaj gjithashtu ka qenë i arrestuar edhe për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash.

Ndërkohë sa i përket atentatit të realizuar ndaj tij në derë të shtëpisë në vitin 2019, vlen të theksohet se mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Vetë Haka asokohe arriti të shpëtonte, pasi nga sulmi ku u qëlluan më shumë se 80 gëzhoja nga 4 armë automatike, mori vetëm një plumb në krah.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb