SPAK ka paraqitur këtë të enjte pretencën për shtatë të pandehurit në kuadër të hetimit “Metamorfoza”.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin më të lartë me 15 vite burg për Behar Bajrin, ndërsa për biznesmenin Pëllumb Gjoka ka kërkuar 14 vite heqje lirie.

Për ish-shefin e Operacionales në Tiranë, Oltion Bistri, është kërkuar një dënim me 9 vite burg. Dënimet e tjera të kërkuara janë: 11 vite për Edmond Prekën, 10 vite për Astmer Bilalin, 9 vite për Ardit Hasanbegajn dhe 6 vite për ish-prokurorin Xhevair Lita.

Kërkesat e SPAK për dënime:

Behar Bajroviç – 15 vite burg

Pëllumb Gjoka – 14 vite burg

Asmer Bilali – 10 vite burg

Edmond Preka – 11 vite burg

Ardit Hasanbegaj – 9 vite burg

Oltion Bistri 9 vite burg

Xhevair Lita (ish-prokuror) – 6 vite burg

Të gjithë të pandehurit kanë përfituar gjykim të shkurtuar, çka do të reduktojë me një të tretën dënimet e tyre nëse shpallen fajtorë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb