GJKKO heq masën e pezullimit nga detyra për Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike.

Ai u mori i pandehur nga SPAK për tenderin 2.3 mln euro për mirëmbajtjen e rrugës Rreshën-Ura e Repsit.

SPAK e akuzoi Myzyrin se kishtë favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomikë që kishin paraqitur ofertën më të lartë, duke shkaktuar një dëm prej afro 500 mijë eurosh buxhetit të shtetit.

Vendimi i GJKKO

Img 1982
Img 1982

Kërkuesi Jonaid Myzyri me datë 02.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës ndaluese të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të hetuarit Jonaid Myzyri”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në
nenet 262/2 dhe 267/2 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 641, datë 03.10.2025, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit Jonaid Myzyri.

2. Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës ndaluese të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palëve sikundër i kanë kryer.

4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brënda afatit ligjor 5 (pesë) ditor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb