GJKKO ka miratuar që prej ditës së diel kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Arben Ahmetajn.

Gjykata e Posaçme, bashkë me lejen e kontrollit të banesave të Ahmetajt dhe familjarëve të tij si dhe sekuestrimin e disa pasurive, ka firmosur edhe urdhër arrest për të.

Sakaq mësohet se SPAK i ka kërkuar informacion policisë për vendndodhjen e Ahmetajt. Po ashtu mësohet se janë firmosur edhe disa urdhërr arreste për biznesmenët e përfshirë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb