Avokati Arbër Hoxha, në një lidhje me “Studio 24”, e cilësoi masën e vendosur nga SPAK dhe GJKKO në përputhje me ligjin e Procedurës Penale dhe Kushtetutën.
Sipas tij, SPAK i kishte provat për t’i vendosur Ballukut një masë shtrënguese, jo ndaluese, por sot vendimarrja e Kushtetueses duhet të vendosë njëherë e mirë për ti dhënë të drejtë GJKKO e cila ka të vetmin instrument procedurial, pezullimin si masë ndaluese jo vetëm për të mos dëmtuar provat por dhe për të parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale.
“Ka një lloj presioni mbi Kushtetuesen për vendimin. Në këto kushte, GJK besoj se duhet të ngrihet në lartësinë e saj për tu shprehur njëherë dhe përfundimisht që gjykata ka të vetmin instrument procedurial, pezullimin si masë ndaluese jo vetëm për të mos dëmtuar provat por dhe për të parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale”, tha avokat Arbër Hoxha.
Arbër Hoxha: SPAK dhe GJKKO ndaj zv/kryeministres mund të jepet një masë ndaluese sic është pezullimi nga detyra parashikuar nga neni 242. Dispozita e Kodit të Procedurës penale flet qartë që nuk mund të pezullohen të gjithë ata që rrjedhin nga ligji electoral.
Patjetër që ka një lloj konfondimi që ministry gëzon mandatin e deputetit. Kjo lidhet me arrestin në burg, në shtëpi dhe kontrollin në banesë. SPAK i la rrugë të hapur kryeministrit ndaj do të duhet të vendoste që në krye të herës, jo një masë ndaluese, por një masë e ndryshme, shtrënguese e karakterit personal.
Provat janë të mjaftueshme dhe për aq kohë sa i është drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit për ta arrestuar. Ka një lloj presioni mbi Kushtetuesen për vendimin.
Në këto kushte, GJK besoj se duhet të ngrihet në lartësinë e saj për tu shprehur njëherë dhe përfundimisht që gjykata ka të vetmin instrument procedurial, pezullimin si masë ndaluese jo vetëm për të mos dëmtuar provat por dhe për të parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale.
