Në përpilimin e dosjes ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, SPAK i është referuar edhe denoncimeve të publikuara në media. BalkanWeb dhe News24 në mënyrë të vazhdueshme kanë denoncuar procedurat e prokurimeve publike në shkelje me ligjin dhe se tenderat e infrastrukturës dhe energjisë kontrolloheshin nga Belinda Balluku dhe bashkëpunëtorët e saj.
Sipas dosjes, linku i faqes online www.balkanweb.com rezulton se ka ndihmuar hetuesit e SPAK-ut në ngritjen e akuzave ndaj Ballukut, duke ofruar të dhëna dhe detaje që kanë orientuar më tej verifikimet e prokurorëve.

Prokuroria e posaçme SPAK ka vënë nën akuzë edhe disa bashkëpunëtorë të Belinda Ballukut, lidhur me tenderin për tunelin.
Dyshimet përfshijnë shkelje të barazisë në tender, mungesë transparente në kontrata dhe përfitime jo të justifikuara.
Në njoftimin që prokuroria speciale nxori në fundjavën e shkuar theksohej se Belinda Balluku po merrej e pandehur për “Shkelje të parazisë në tendera dhe ankande publike”.
Ai u fitua nga kompania shqiptare Gjoka Konstruction, me një vlerë prej 140 milionë eurosh. Por kjo “garë” u anullua shpejt me pretendimin se asnjë prej gjashtë kompanive nuk përmbushte kriteret e kualifikimit.Katër muaj më vonë kjo gjë u bë publike, pasi në 19 prill 2021, në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, u njoftua se tenderi ishte prishur, pasi asnjë ofertë nuk ishte e suksesshme në përputhje me dokumentet e nevojshme. Ndërkohë në kulisa kishte filluar të luhej një lojë tjetër.
Kur ky tender u ripërsërit, fitues i tij u shpall një bashkim firmash turke INTEKAR-ASL që sipas prokurorëve kishte faturuar 30 milionë euro më shumë sesa tenderi i parë.
Ndërtimi i këtij tuneli që në fillimi kishte ngritur pikpyetje të mëdha si një aferë korruptive.
