SPAK kërkon deklarimin e fajshëm të kryebashkiakut të Devollit, Eduart Duro, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Lajmi konfirmohet për Balkanweb nga gazetarja Klodiana Lala.

Gjithashtu, kërkohet edhe dënimi i tij me 1 vit burg, si edhe heqja e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Duro nuk rrezikon qelinë, pasi përfundimisht është kërkuar konvertimi i dënimit me 3 vjet shërbim prove.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: