Gazetarja Anduena Llabani, deklaroi gjatë intervistës së saj në studion e lajmeve të News24, se hetimet ndaj zonjës Belinda Balluku mund të çojnë SPAK drejt kërkesës për vlerësimin e një mase sigurie, arrestit shtëpiak.
“Shumë shpejt do të dëgjojmë një kërkesë për vlerësim për vendosje mase për zonjën Balluku. Nëse kërkesa do të ketë bazë shtimin e një tjetre akuze ndaj saj, do të kemi masën e “arrestit shtëpiak” ndaj Ballukut”, tha gazetarja Llabani, ku shtoi se mesazhet gjermano-amerikane dhënë drejtësisë në një fazë të tillë kur kemi përplasje mes legjislativit dhe qeverisë do të thotë se diçka po zien.
“Kush mendon se kjo është një cështje e brendshme shqiptare gabon, kjo është një çështje ndërkombëtare”, u shpreh gazetarja Anduena Llabani.
Anduena Llabani: Nesër është 14 shkurti, mesazhet gjermano-amerikane dhënë drejtësisë në një fazë të tillë kur kemi përplasje mes legjislativit dhe qeverisë do të thotë se diçka po zien. Kush mendon se kjo është një cështje e brendshme shqiptare gabon, kjo është një çështje ndërkombëtare.
Unë kam thënë se në Bruksel do të ngrihen deputetë gjermanë ku do të adresojnë përplasjen që ka sot qeverisja me drejtësinë për cështjen “Balluku”.
Në momentin që një ambasador gjerman, apo një autoritet amerikan takon krerët e SPAK dmth se ata kanë marrë ca direktiva që do të shkojnë deri aty ku askush nuk e merr me mend.
Nëse do të kemi hetime jo vetëm të zyrtarëve të lartë por dhe familjarëve të tyre do të thotë se evropianët e amerikanët kanë kërkuar që jo vetëm drejtësia të bëjë punën, duhet të shkojë tek paratë dhe mënyra si janë pasuruar.
Do të shohim një tjetër lëvizje të SPAK, shumë shpejt do të dëgjojmë një kërkesë për vlerësim për vendosje mase për zonjën Balluku. Nëse kërkesa do të ketë bazë shtimin e një tjetre akuze ndaj saj, do të kemi masën e “arrestit shtëpiak” ndaj Ballukut.
