Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24, ka folur për detaje të reja nga hetimet e SPAK, duke bërë deklarata të forta për atë që sipas tij ka dalë nga materialet hetimore.

Sipas Hoxhës, nga hetimet në AKSHI kanë dalë “tmerre”, ndërsa theksoi se përgjimet dhe audiot e sekuestruara janë ende në proces përpunimi. Ai u shpreh se, sipas pretendimeve të tij, AKSHI nuk rezulton thjesht si grup i strukturuar, por si organizatë mafioze e nivelit më të lartë, duke pretenduar përfshirje të elementëve nga politika, policia dhe krimi, si dhe raste të rrëmbimeve dhe tentativave për vrasje.

Gazetari shtoi se, sipas tij, nga këto hetime ka dalë një “panoramë e rëndë e degradimit moral të drejtuesve të vendit”.

Në vijim, Hoxha deklaroi se hetimet ndaj Belinda Balluku, sipas informacioneve që ai referoi, po shkojnë drejt hetimit për grup të strukturuar kriminal.

“Te AKSHI kanë dalë tmerre. Janë ende në përpunim përgjimet dhe audiot që kishin përdorur. AKSHI nuk është grup i strukturuar ,por organizatë mafioze e nivelit më të lartë, ka ministra polici, krim, rrëmbim, tentativa vrasjeje. Atje ka dalë ana e degradimit moral të atyre që na drejtojnë që është e llahtarshme. Hetimet për Ballukun po shkojnë drejt grupit të strukturuar kriminal”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb