Ka dështuar edhe sot mbledhja e Këshillit të Mandateve.
Në një konferencë për mediat, anëtarët demokratë të Këshillit kanë deklaruar se po shkelet rregullorja me mos thirrje e mbledhjes nga kryetari Niko Peleshi ndërsa kanë shtuar se urdhri për një gjë të tillë vjen drejtë për dejtë nga kryeministri Edi Rama.
“PD e ka bërë të qartë gjatë të gjithë kësaj kohe që jemi në mbështetje të vijimit të procedurës për heqjen e imunitetit ndaj Ballukut. Provat që ka sjellë prokuroria janë të qarta që kërkesa e SPAK nuk është sepse nuk ka të mundur zbatimin e masës së pezullimit por është rritur rrezikshmëria shoqërore e personit, sepse ka intimiduar dëshmitarët dhe janë shtuar akuzat në lidhje me veprimet e paligjshme të saj. Kërkojmë me urgjencë thirrje e mbledhjes. Peleshi edhe sot ka penguar mbledhjen e Këshillit, duke mos njoftuar as Ballukun, as anëtarët e Këshillit, as SPK. Të drejtën të thirret Këshilli, e ka edhe gjysma e anëtarëve, Peleshi ka detyrim ligjor të njoftojë palët e të mbledhë Këshillit. Mjaftojmë ne sot që mbledhja të jetë e vlefshme, nuk është nevoja për prezencë 50+1″, tha ai.
