Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i kanë kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, thirrjen e një mbledhjeje të këshillit për çështjen Balluku.

Në një shkresë zyrtare, deputetët e PD-së kërkojnë që mbledhja të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor, në orën 11:00.

Sipas tyre, shqyrtimi i kësaj çështjeje kërkon trajtim të menjëhershëm nga Këshilli përkatës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb