Ka dështuar për herë të katërt mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, e kërkuar nga anëtarët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në mbledhje do të diskutohej mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Mbledhja ishte njoftuar në orën 11:00.

Me anë të një shkrese, grupi parlamentar i PD-së i ka kërkuar mbledhje kryeparlamentarit Niko Peleshi, ndërsa nuk pati reagim nga ky i fundit.

Kujtojmë se anëtarët e PD-së kanë njoftuar mbledhjen e Këshillit edhe 3 herë të tjera, por pa arritur rezultate, pasi socialistët nuk kanë qenë të pranishëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb