Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit Edi Rama mbi pezullimin e Belind Ballukut, hapi i radhës është mbledhja e Këshillit të Mandateve ku do të diskutohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për arrestmin e Ballukut.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një komunikim me qytetarët është shprehur i bindur se socialistët nuk do të votojnë pro heqje së mandatit për Ballukun, ndërsa ka theksuar edhe pasojat që kjo sjell në procesin e integrimit të vendit.

“Organizata kriminale nuk do t’ia heqë imunitetin Ballukut. Dëgjuat Uluziun dje, tha do të ndryshojnë Reformën ën Drejtësi dhe ligjet. Në dosjen që ka SPAK është njeriu që ka marrë dy kostume nga Altin Hajri i cili i thotë Çyrbes, merrja pak masën se është treguar njeri i mirë për at që premtoi. Del që ky person është Uluziu”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ju garantoj se, kjo organizatë kriminale në pushtet nuk do të ja heq imunitetin Lubi Ballukut. Ju e dëgjuat Uluziun dje, do ta ndryshojmë tha reformën në drejtësi, do të ndryshojmë ligjet.
Dhe kjo ndodh sepse kemi të bëjmë, do të kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe të qytetarëve, ne kemi të bëjmë me një organizatë të vërtetë kriminale me në krye Edi Ramën.
Uluziu që flet ashtu, mos harroni se në dosjet që ka SPAK është njeriu që ka marrë dy kostume nga Altin Hajri, i cili i thotë Qyrbes, merrja pak masën se është treguar burrë i mirë për ato që premtoi. Dhe na del që kostumet i vesh Uluziu që deklaroi dje, se do të ndryshojë reformën.
Është njeriu që në dosjet e SPAK ka telefonatat nga Londra, kur i thotë trafikatit; i mora ato 500 mijë euro? I mora, i mora thotë, por më duhet edhe një çantë ‘Louis Vuitton’. Çfarë të duhet ty çanta ‘Louis Vuitton’, i thotë ai. Më duhet për gruan i thotë. Jo, jo nuk e ke për gruan, por spo hy në pastaj më tutje në pjesën tjetër të bisedës.
Ja pra, këta janë. Kështu që këta do bëjnë.
Na mbetet ne në dorë tani. Ne tani jemi në fushë, në betejë dhe ne absolutisht, edhe njëherë; ja do vdesim ja do rrojmë dhe këtë qeveri nuk e durojmë më tej. Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet. Ky parlament nuk ka legjitimitet. Këta janë një bandë.
Ftoj të bëhet hetimi se, çfarë ndërhyrje të turpshme kanë bërë eksponentët e partisë së krimit tek gjykatësit me telefona, me forma të tjera. Ndaj dhe këtë vendim ne duhet ta marrim thjeshtë si një hap, si një ftesë për të vazhduar me të gjithë guximin tonë, kryengritjen paqësore për rrëzimin e Edi Ramës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb