Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Belinda Ballukut.
Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama “do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë”, duke iu referuar reagimit të kreut të qeverisë pas njoftimit të SPAK.
Në fund të reagimit të tij, Berisha iu drejtua qytetarëve duke thënë se populli do të thotë fjalën e tij më 22 dhjetor, kur PD ka njoftuar protestën e saj kombëtare në Tiranë.
“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë!
Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.
Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.”
Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij?
Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor”, u shpreh Berisha.
