Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas njoftimit të SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në reagimin e tij, Këlliçi e ka cilësuar Ballukun si “kleptomane ekzemplare” dhe ka theksuar nevojën që Kuvendi të veprojë pa vonesë për të hequr imunitetin e saj. Ai thekson se ky është vetëm hapi i parë dhe se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është një domosdoshmëri urgjente, për të mundësuar një proces reflektimi shtetëror dhe shoqëror mbi mënyrën se si një grup i strukturuar kriminal arriti të influencojë majat e pushtetit.

Këlliçi nënvizon se hapi i radhës duhet të jetë krijimi i kushteve për zgjedhje të lira, duke theksuar se “nuk ka zgjedhje, e aq më pak anëtarësim në BE, me Edi Ramën dhe klikën e tij të kriminalizuar”.

“Kuvendi i Shqipërisë sigurisht që duhet t’i heqë imunitetin kësaj kleptomaneje ekzemplare, të cilën e rivalizon vetëm Edi Rama!
Por edhe kjo nuk mjafton.
Dorëheqja e Edi Ramës sot është një akt i domosdoshëm, urgjent, i pashmangshëm dhe madje i vonuar.
Manovrat e tij politike, mediatike apo institucionale për të shpëtuar veten dhe bashkëpunëtorët kanë marrë fund”, shkruan Këlliçi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb