Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është caktuar data për shqyrtimin e ankimimit te Belinda Ballukut ndaj vendimeve për masat e sigurisë, nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sipas informacionit të përcjellë nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb, çështja do të shqyrtohet në Apelin e GJKKO nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça, më 9 mars, në orën 09:00.

Seanca pritet të zhvillohet në kuadër të procedurave të mëtejshme gjyqësore pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Kujtojmë se SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, e cila po hetohet për tunelin e Llogarasë dhe për Unazën e Madhe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: