Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, në fjalën e tij në Kuvend, theksoi se Parlamenti është kthyer në një zyrë noterie. Gjithashtu ai u ndal edhe tek çështja e Belinda Ballukut, duke kërkuar transparencë.
“Thelbi nuk ka të bëjë me cështjet që kemi në rendin e ditës, por parlamenti është kthyer në një zyrë noterie. Ka projektligj shumë të diskutueshme në ndryshime në Kodin Penal, kjo qeveri kërkon të regjistrojë gazetarët. Kemi kundërshtim të hapur që shoqatave që thonë se është i pazbatueshëm. Do kërkoja që kjo të tërhiqet nga seanca , kërkon një debat më të gjerë. Kjo nuk është normale që qeveria nesër disa gazetarë t’i procedojë…Presim vendim historik të GJK sot, por cështjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. A keni afat se kur do procedoni me heqjen e imunitetit të zonjës Balluku? Dhe na bëni transparancë për dosjen që ka sjellë prokuroria. Na kërkohet të votojmë nesër dhe nuk e dimë çfarë të votojmë? Mos u fshihni pas procedurave”, tha ai.
